TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Shkurt 2026, 13:55

"Plumbi i Artë"/ Petrit Qoli e Asllan Plaku akuza Prokurorisë: Po na mbani në burg ju, jo Nuredin Dumani

Shkruar nga Pamfleti
"Plumbi i Artë"/ Petrit Qoli e Asllan Plaku akuza
Nuredin Dumani

Seanca e kësaj të enjteje në GJKKO për “Plumbin e Artë” u shoqërua me debate dhe tensione mes përfaqësuesve të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) dhe mbrojtësve ligjorë të të pandehurve.

Gjatë seancës, disa prej të pandehurve të pranishëm në sallë hodhën akuza ndaj prokurorisë lidhur me kohëzgjatjen e paraburgimit të tyre.

“Po na varrosni për së gjalli” dhe “Po na mbani në burg ju, jo Nuredin Dumani”, deklaruan Petrit Qoli dhe Asllan Plaku.

Debatet u intensifikuan në momentin kur SPAK paraqiti provat shkresore. Prokuroria bëri me dije se në seancën e radhës do të vihen në dispozicion edhe bisedat në platformën “Sky ECC”, përmes një CD-je që do të shfaqet në monitorin e sallës së gjyqit.

Sa i përket pretendimit të të pandehurit Asllan Plaku për gjendje të rënduar shëndetësore, prokurori Behar Dibra u shpreh se kjo çështje duhet të adresohet përmes avokates së tij.

Ndërkohë, mbrojtësit ligjorë të Altin Ndocit, i cili ndodhet në kërkim prej një muaji, kundërshtuan prokurorinë, duke kërkuar që t’u vihet në dispozicion CD-ja me të gjitha komunikimet në “Sky ECC” të siguruara përmes letër-porosive. Kërkesa e tyre u rrëzua, çka solli debate të mëtejshme në sallë.

Gjykata e Posaçme vendosi që seanca e radhës të mbahet më 3 mars, ku pritet të vijojë shqyrtimi dhe debati mbi provat shkresore.

 

petrit qoli asllan plaku prokurorise nuredin dumani

Lini një Përgjigje