TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Shkurt 2026, 10:13

Vrau me thikë Martin Canin, Mario Perlleshaj ankimon dënimin me 16 vite burg

Shkruar nga Pamfleti
Vrau me thikë Martin Canin, Mario Perlleshaj ankimon dënimin me 16
Mario Përlleshaj dhe Martin Cani

Marjo Përlleshaj, i dënuar për vrasjen e Martin Canit, ka ankimuar në Gjykatën e Apelit vendimin e shkallës së parë, e cila e dënoi me 16 vite burg.

Avokati i tij mbrojtës kundërshton kualifikimin juridik të veprës penale si “vrasje në rrethana cilësuese”, për të cilën u dha dënimi. Sipas mbrojtjes, ndaj të miturit nuk duhet të rëndojë kjo akuzë, pasi ngjarja, sipas tyre, ka ndodhur në kushtet e vetëmbrojtjes dhe nën efektin e një tronditjeje të fortë psikike.

Këto argumente janë paraqitur edhe gjatë gjykimit në shkallën e parë, por nuk janë marrë parasysh nga trupa gjykuese, e cila vendosi ta shpallë fajtor dhe ta dënojë me 16 vite heqje lirie.

Më 9 dhjetor të vitit të kaluar, Gjykata e Shkallës së Parë e dënoi Përlleshajn me 12 vite burg për vrasjen e Martin Canit dhe me 10 vite për tentativën e vrasjes së një të mituri tjetër. Në bashkim të dënimeve, ai u dënua përfundimisht me 16 vite burg.

Ngjarja e rëndë ndodhi në ambientet e shkollës “Fan Noli”, ku një konflikt mes të miturve degradoi në përdorimin e një mjeti prerës. Si pasojë, Martin Cani humbi jetën, ndërsa shoku i tij, Luis Mecaj, mbeti i plagosur dhe u transportua për ndihmë mjekësore.

Pas përfundimit të hetimeve, Prokuroria ngriti akuzën për vrasje dhe plagosje të rëndë, duke kërkuar dënimin maksimal për të pandehurin. Megjithatë, gjykata vendosi një masë dënimi më të ulët nga sa ishte kërkuar nga organi i akuzës. Pas ngjarjes, në shkollë u morën masa shtesë sigurie, ndërsa qeveria vendosi mbylljen e rrjetit social TikTok.

vrau martin canin marjo perlleshaj 16 vite burg

Lini një Përgjigje