Strukturat e Antikontrabandës, në bashkëpunim me Degën Doganore Durrës bllokuan këtë të enjte një sasi të madhe mallrash të dyshuara për shkelje të pronësisë intelektuale.
Gjatë kontrolleve, autoritetet konstatuan mbi 103 mijë palë veshje të ndryshme që mbanin marka të njohura ndërkombëtare si Adidas, Nike, Gucci, Dior, Hugo Boss dhe Calvin Klein.
Në ngarkesë përfshiheshin edhe bluza sportive me emrat e klubeve europiane. Autoritetet doganore kanë bërë bllokimin e mallit dhe nisjen e procedurave përkatëse.
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave garanton se do të veprojë me tolerancë zero ndaj çdo subjekti që cënon pronësinë intelektuale dhe kryen shkelje të Kodit Doganor dhe legjislacionit në fuqi, duke vazhduar me kontrolle të imtësishme ndaj subjekteve me risk.




Lini një Përgjigje