Një aksident me pasojë vdekjen e një këmbësori ndodhi mbrëmjen e 18 shkurtit në autostradën Lushnjë–Fier, në afërsi të fshatit Rrapëz.
Viktima është identifikuar si Skënder Maledhi, 70 vjeç. Sipas të dhënave paraprake, një mjet taksi e përplasi teksa ai po tentonte të kalonte nga njëra anë e autostradës në tjetrën. I moshuari humbi jetën në vend.
Policia e qarkullimit mbërriti në vendngjarje për të menaxhuar trafikun dhe për të nisur veprimet hetimore mbi rrethanat e aksidentit. Shërbimi i urgjencës u paraqit për të kryer procedurat e mëtejshme dhe për të transportuar trupin në morg.
Autoritetet po punojnë për të sqaruar dinamikën e plotë të ngjarjes.
"Rreth orës 19:25, në aksin rrugor Fier–Lushnjë, shtetasi G. Sh., 52 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka përplasur këmbësorin, shtetasin S. M., rreth 70 vjeç, i cili, si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën në vendngjarje.
Drejtuesi i mjetit, shtetasi G. Sh., u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit."-njoftoi policia
Lini një Përgjigje