TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Shkurt 2026, 18:46

I kërkuar për vrasje në Greqi, arrestohet shqiptari në aeroportin e Riminit

Shkruar nga Pamfleti

I kërkuar për vrasje në Greqi, arrestohet shqiptari në

Një 47-vjeçar shqiptar, i shpallur në kërkim nga autoritetet greke prej 13 vitesh, u arrestua në aeroportin “Rimini Fellini” në Itali menjëherë pas mbërritjes nga Tirana.

Policia e ndaloi pasditen e 17 shkurtit, sapo ai zbriti nga avioni dhe kaloi kontrollin e dokumenteve. Ai udhëtonte me pasaportë të rregullt dhe nuk kundërshtoi arrestimin.

Autoritetet greke kishin lëshuar ndaj tij një urdhër-arrest evropian për vrasje dhe tentativë vrasjeje, të kryera në vitin 2012 në zonën e Agios Panteleimonit, në lindje të Greqisë, pranë Athinës. Sipas dosjes hetimore, ai akuzohet se vrau një bashkëatdhetar dhe plagosi rëndë një tjetër me armë zjarri, më pas u largua mes Greqisë dhe Shqipërisë.

Policia kufitare e Riminit organizoi operacionin në bashkëpunim me departamentin “Sirene”, Policinë e Shtetit dhe autoritetet greke. Oficerët pritën uljen e fluturimit nga Tirana dhe ndërhynë menjëherë pas verifikimit të identitetit.

Pas procedurave të para në ambientet e Policisë Kufitare, 47-vjeçari u transferua në burgun e Riminit. Ai do të paraqitet para Gjykatës së Apelit në Bolonjë, e cila shqyrton çështjet e ekstradimit.

Tani autoritetet greke duhet të paraqesin zyrtarisht kërkesën për dorëzim. Gjykata do të vlerësojë nëse plotësohen kushtet ligjore për ekstradimin drejt Greqisë.

Lini një Përgjigje