TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Shkurt 2026, 12:37

Zbulohet magazina me 10 mijë suplemente të skaduara në Tiranë, shpallet në kërkim administratori 53-vjeçar

Shkruar nga Pamfleti
Zbulohet magazina me 10 mijë suplemente të skaduara në
Suplementet e sekuestruara

Mbi 10 mijë suplemente ushqimore dhe bimore të skaduara janë zbuluar në magazinën e firmës “Limited Charm” nga Policia e Tiranës.

Nga kontrolli në magazinë u gjetën dhe sekuestruan mbi 10 mijë suplemente të skaduara, pa pullën e Agjencisë së Barnave, pa pullën e Ministrisë së Financave dhe pa etiketa në gjuhën shqipe.

Në kërkim është shpallur Jasmin Trebo, administratori me origjinë nga Bosnjë dhe Hercegovina, ndërkohë u proceduan penalisht dy punonjës të magazinës.

"Pas një hetimi me metoda proaktive, kryer në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, për të dokumentuar paligjshmëritë që kryheshin në magazinën në kryeqytet, të një subjekti me aktivitet ndërkombëtar në fushën e reklamimit dixhital, u finalizua operacioni i koduar “Audienca”.

Nga kontrolli i ushtruar në ambientet e subjektit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare gjetën dhe sekuestruan aty, mbi 10 000 suplemente ushqimore dhe bimore të skaduara, pa pullën e Agjencisë së Barnave dhe pa atë të Ministrisë se Financave, si dhe pa etiketa në gjuhën shqipe.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u shpall në kërkim administratori i subjektit, shtetasi nga Bosnja dhe Hercegovina, J. T., 53 vjeç, si dhe u proceduan penalisht punonjësit që ishin në ambientet e subjektit, shtetasit J. G., 30 vjeç dhe M. Ç., 26 vjeç.

Punohet për kapjen e 53-vjeçarit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Importimi, prodhimi, shitja dhe ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve”, njofton policia.

sekuestrohen suplemente te skaduara

Lini një Përgjigje