TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Shkurt 2026, 10:19

Kërkoi lirimin nga qelia, Apeli i GJKKO-së vendos për Jurgis Çyrben

Shkruar nga Pamfleti
Kërkoi lirimin nga qelia, Apeli i GJKKO-së vendos për Jurgis
Jurgis Çyrbja

Apeli i GJKKO-së ka lënë në qeli ish-deputetin e PS-së, Jurgis Ccyrbja, duke rrëzuar kërkesën e këtij të fundit për shuarjen e masës së sigurisë.

Ndaj Çyrbjas, SPAK ngriti akuzat për “korrupsion aktiv zgjedhor”, “përkrahje e autorit të krimit” dhe “tregtimi i sekretit shtetëror”.

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Daniela Shirka (kryesuese), Florjan Kalaja (anëtar) dhe Tereza Merkaj (anëtare), sot më datë 20.02.2026, disponoi për çështjen penale nr. 73 akti, datë 18.02.2026 regjistrimi, mbi kërkesën e të pandehurit J.Ç, me objekt:

“Shuarjen e masës së sigurimit “Arrest në burg”, caktuar me vendimin nr. 126, datë 20.10.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, verifikuar me vendimin nr. 129, datë 22.10.2024 të kësaj gjykate, për shkak të përfundimit të dënimit të dhënë me vendimin nr. 68, datë 03.11.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, si vijon:

Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit Jurgis Çyrbja”, thuhet në njoftimin zyrtar të GJKKO-së.

Hetimet ndaj ish-deputetit të PS-së dhe shtetasve Ahmet Masha e Altin Hajri, janë kryer nga prokurori i SPAK, Adnan Xholi.

Hetimet ndaj Çyrbjas zbuluan lidhje të thella dhe bashkëjetesë mes krimit të organizuar dhe politikës, si dhe ndikimin e tyre në procesin zgjedhor, duke deformuar votën e lirë dhe sistemin demokratik të vendit.

Sipas hetimeve, në këmbim të votave dhe mbështetjes, Çyrbja ka përdorur funksionin e tij si deputet për të siguruar të dhëna sekrete nga policia, të cilat ua vinte në dispozicion anëtarëve të grupeve kriminale.

Hetimet kanë zbuluar se në tetë episode të ndryshme gjatë periudhës maj 2020 – mars 2021, ish-deputeti është vënë në dijeni të të dhënave nga sistemi “TIMS” mbi një person të shpallur në kërkim, si dhe informacione sekrete të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Këto të dhëna, që përfshinin planet e Policisë në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, përfshirë edhe Qarkun e Durrësit, për kapjen e personave të shpallur në kërkim për krime të organizuara, janë transmetuar nga të pandehurit te personat në kërkim, të cilët për shkak të kësaj ndihme kanë shmangur arrestimin.

Në kohën kur Çyrbja ka kryer këto vepra penale, ai ishte deputet i Partisë Socialiste. Ai u rizgjodh deputet edhe në legjislaturën 2021–2025, funksion që e mbajti deri më 9 tetor 2024, kur dorëzoi mandatin pak ditë para arrestimit.

Ish-deputeti i PS-së ka përfituar uljen me 1/3 të dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar. Çyrbja u dënua më 3 nëntor 2025 me 3 vjet për "tregim të sekretit shtetëror" dhe "përkrahje e autorit të krimit", por me gjykim të shkurtuar dënimi iu ul në 2 vite.

 

Çyrbja gjkko apeli vendim

Lini një Përgjigje