Është zbuluar emri i autorit të dyshuar për vrasjen e 32-vjeçarit Egli Pashollari, ngjarje e ndodhur pasditen e së premtes në Tiranë. Sipas burimeve policore, autori i dyshuar është Gazmend Buçpapa.
Sipas të dhënave paraprake, tre persona, dy djem dhe një vajzë, e kanë sulmuar Pashollarin menjëherë pasi ai ka dalë nga automjeti i tij. Gjatë përleshjes fizike, Buçpapa e ka goditur të paktën një herë me mjet prerës në shpinë.
Pak minuta më pas, në një tjetër episod një person mbeti i plagosur në zonën e njohur si pallatet “Deliorgji”. Ende nuk është bërë e ditur nëse dy ngjarjet kanë lidhje mes tyre.
Uniformat blu bëjnë me dije se po punohet intensivisht për kapjen e autorëve, ndërsa grupet hetimore po vijojnë veprimet për dokumentimin e plotë ligjor të rasteve dhe për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë.
Lini një Përgjigje