TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Shkurt 2026, 17:24

32-vjeçari dyshohet se i ngacmoi motrën, zbardhen detaje nga vrasja me thikë në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti
32-vjeçari dyshohet se i ngacmoi motrën, zbardhen detaje nga vrasja
Foto nga vendi i ngjarjes

Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e 31-vjeçarit Egli Pashollari, i cili u qëllua me thikë. Sipas të dhënave më të fundit, dyshohet për një konflikt që ka ndodhur mes tij dhe një personi tjetër, pasi ky i fundit e akuzonte se i kishte ngacmuar motrën.

Sipas dëshmive nga vendi i ngjarjes, viktima fillimisht ka komunikuar me një person që lëvizte me automjet. Më pas, ky i fundit ka zbritur nga makina dhe e ka ndjekur me vrap për disa metra. Pas tij kanë shkuar edhe një vajzë dhe një tjetër person dhe janë përplasur me 32-vjeçarin. Në një moment, Gazmend Buçpapa ka nxjerrë thikën dhe e ka qëlluar pas shpine të riun.

Disa persona që kanë qenë në vendin e ngjarjes kanë tentuar t’i japin ndihmën e parë, por për shkak se kishte shumë gjakderdhje, e kanë futur në makinën e tij dhe e kanë dërguar në spital, por ai ka mbërritur i pajetë.

Policia është vënë në ndjekje të autorit.

Lini një Përgjigje