TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Shkurt 2026, 11:02

Hodhën molotovë dhe lëndë piroteknike, arrestohen 18 protestues të PD; zbardhen emrat

Shkruar nga Pamfleti
Hodhën molotovë dhe lëndë piroteknike, arrestohen 18
Pamje nga protesta

Janë bërë publik emrat e 18 protestuesve të arrestuar nga Policia e Tiranës, pas protestës së Partise Demokratike.

Autoritetet sqarojnë se në total janë identifikuar dhe shoqëruar në komisariat 46 persona. Prej tyre, 18 janë arrestuar, ndërsa 28 të tjerë po hetohen në gjendje të lirë.

Në pranga kanë përfunduar Alvaro Karrata, 19 vjeç, Dionis Gremi, 32 vjeç, Abdulla Isha, 42 vjeç, Vilson Isha, 22 vjeç, Egli Xhaferi, 18 vjeç, Krenar Nela, 23 vjeç, Riza Isenlikaj, 20 vjeç, Edvin Cato, 46 vjeç, Robert Patuçi, 26 vjeç, Marsel Kuçi, 31 vjeç, Agim Deda, 31 vjeç, Kujtim Kothi, 45 vjeç, Fatmir Dodaj, 23 vjeç, Bledar Bivja, 23 vjeç, Ardian Deda, 53 vjeç, si dhe tre shtetas të mitur.

Sipas Policisë, këta shtetas dyshohet se kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët ishin angazhuar për ruajtjen e institucioneve shtetërore. Gjithashtu, ata akuzohen se kanë hedhur lëndë djegëse (molotovë) dhe sende të forta në drejtim të efektivëve dhe institucioneve.

Ndërkohë, 28 persona të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë. Mes tyre ndodhet edhe deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, i cili akuzohet për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”.

Në vijim të njoftimit, Policia bën me dije se nga protesta janë sekuestruar 25 molotovë të pashpërthyer, 27 telefona celularë, si dhe sende të tjera të kundërligjshme. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes vijojnë.

Hodhën molotovë dhe lëndë piroteknike, arrestohen 18

"Hodhën lëndë piroteknike, molotovë, dhe sende të forta si dhe kundërshtuan punonjësit e Policisë, gjatë tubimit të zhvilluar dje, identifikohen 46 shtetas. Arrestohen 18 prej tyre, procedohen penalisht 28 të tjerët.

Sekuestrohen 25 molotovë të pashpërthyer, 27 celularë dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Strukturat e Policisë Tiranë në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera në lidhje me veprimet e kundraligjshme të kryera nga një grup protestuesish gjatë tubimit të zhvilluar mbrëmjen e djeshme nga subjekti politik Partia Demokratike, të cilët kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë së Shtetit që kishin marrë masa për ruajten e institucioneve shtetërore, për garantimin e rendit dhe sigurisë publike dhe për lëvizjen e lirë të qytetarëve përrreth territorit ku po kryehej tubimi, si dhe kanë hedhur drejt punonjësve të policisë dhe institucioneve lëndë djegëse (molotovë) dhe sende të forta drejt tyre, arrestuan në flagrancë shtetasit:

A. K., 19 vjeç, D. G., 32 vjeç, A. I., 42 vjeç, V. I., 22 vjeç, E. Xh., 18 vjeç, K. N., 23 vjeç, R. I., 20 vjeç, E. C., 46 vjeç, R. P., 26 vjeç, M. K., 31 vjeç, A. D., 31 vjeç, K. K., 45 vjeç, F. D., 23 vjeç B. B., 23 vjeç, A. D., 53 vjeç dhe 3 shtetas të mitur;
Si dhe proceduan penalisht 27 shtetas të tjerë.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. B, deputet, për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”.

Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e shtetasve të tjerë që mund te kenë kryer veprime të kundërligjshme gjatë tubimit të zhvilluar dje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme", njofton policia. 

protesta e pd molotove

Lini një Përgjigje