
Një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Tiranë, duke shtuar bilancin e incidenteve kriminale që kanë ndodhur në kryeqytet dhe në vend.
Raportohet se një 27-vjeçar është plagosur me thikë në zonën e Kombinatit. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, rreth orës 20:10 është dërguar për mjekim në spital shtetasi me iniciale H. I., i cili dyshohet se është plagosur me thikë.
Bëhet me dije se aktualisht i riu ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.
“Rreth orës 20:10, është dërguar për mjekim në spital, shtetasi H. I, rreth 27 vjeç, i cili dyshohet se është dëmtuar me mjet prerës në Kombinat. Aktualisht, ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ngjarja vjen pas një sërë episodesh të tjera kriminale të raportuara gjatë ditës, mes tyre konflikte me pasoja fatale dhe plagosje në zona të ndryshme të kryeqytetit, duke ngritur shqetësime mbi situatën e sigurisë.
Ndërkohë, pak minuta më parë u raportua se një 27-vjeçar ka ndërruar jetë në Tiranë, pasi dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri në banesën e tij.
Një 31-vjeçar mbeti i vrarë pasi u godit me thikë, ndërsa një tjetër person, një 34-vjeçar u plagos me armë zjarri.
Lini një Përgjigje