TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Shkurt 2026, 08:46

Protesta e PD me molotov, policia: Arrestohen 15 persona, 52 të shoqëruar

Shkruar nga Pamfleti
Protesta e PD me molotov, policia: Arrestohen 15 persona, 52 të
Pamje nga protesta e djeshme

Nga protesta e djeshme, janë shoqëruar në total 52 persona, 17 prej të cilëve janë arrestuar dhe për 35 të tjerë kanë nisur hetime në gjendje të lirë.  

Protesta e organizuar një ditë më parë nga Partia Demokratike u shoqërua me incidente dhe ndërhyrje të policisë, duke çuar në shoqërimin e 52 personave.

Sipas njoftimit të policisë, 17 prej tyre janë arrestuar, ndërsa për 35 të tjerë ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë.

Tubimi i opozitës, i thirrur në kuadër të aksionit politik kundër qeverisë, nisi me fjalime dhe thirrje politike nga drejtuesit e Partisë Demokratike. Pas fjalës së kryedemokratit, u regjistruan përplasje mes një pjese të protestuesve dhe forcave të rendit.

Disa protestues hodhën molotov në drejtim të godinës së Kryeministrisë, ndërsa policia reagoi duke përdorur gaz lotsjellës për shpërndarjen e turmës. Si pasojë pati edhe disa të lënduar që u dërguan për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës. Mes të lënduarve ishte edhe deputeti demokrat Luçiano Boçi, i cili përfundoi në urgjencën e QSUT-së pas një dëmtimi që pësoi në tre gishta.

Më pas protesta u zhvendos drejt Kuvendit të Shqipërisë. Edhe në këtë zonë u raportuan sërish hedhje molotovësh në drejtim të forcave të rendit, ndërsa policia ndërhyri përsëri me gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.

Sipas policisë, ndaj efektivëve janë hedhur sende të forta dhe mjete piroteknike, ndërsa pati tentativa për të çarë kordonin e sigurisë. Si pasojë, disa punonjës policie mbetën të lënduar. Incidentet u shënuan edhe në zonën pranë xhamisë së Namazgjasë, ku u raportuan dëmtime materiale.

Policia bëri të ditur se arrestimet janë kryer për vepra të ndryshme penale, përfshirë kundërshtim të punonjësve të policisë, prishje të rendit dhe sigurisë publike, si dhe dëmtim të pronës.

Partia Demokratike nuk ka reaguar mbi bilancin e shoqërimeve dhe arrestimeve, ndërsa më herët ka akuzuar policinë për përdorim dhune ndaj tubuesve. Hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në incidente vijojnë.

Protesta e PD me molotov, policia: Arrestohen 15 persona, 52 të

Kreu i PD, Sali Berisha, vizitoi në orët e vona të së premtes të plagosurit në ambientet e spitalit, ku deklaroi se dy protestues kanë pësuar dëmtime serioze si pasojë e ndërhyrjes së policisë.

“Dy të rinj janë me kontuzion trunor. Njëri prej tyre, 18 vjeçar, është goditur me shkelm në kokë, teksa po largohej nga protesta. Është me hematomë serioze dhe mjekët po bëjnë kontrolle për të parë shkallën e dëmtimit”, u shpreh Berisha.

Sipas tij, protestuesi i dytë është goditur nga pas në kokë dhe ka rënë pa ndjenja në mes të rrugës, duke pësuar gjithashtu kontuzion cerebral.

Berisha theksoi se gjatë ndërhyrjes janë përdorur bombola gazi, duke përmendur edhe deputetin Luçiano Boçi, për të cilin tha se është goditur dhe se ka pësuar djegie në dorë.

 

protestë policia arrestime

Lini një Përgjigje