Një 58-vjeçar nga Kosova është gjetur i pajetë në zonën e Lozhanit, në Bashkinë Maliq. Sipas informacioneve paraprake, ai ushtronte profesionin e inxhinierit dhe punonte në një hidrocentral në këtë zonë.
Bëhet me dije se 58-vjeçari është gjetur pa shenja jete në ambientet e hidrocentralit, ndërsa dyshimet e para janë se mund të ketë humbur jetën si pasojë e një infarkti.
Trupi i pajetë pritet t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore, e cila do të përcaktojë shkakun e saktë të vdekjes. Ndërkohë, autoritetet vijojnë veprimet për sqarimin e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.
58-vjeçari është ndjerë keq sapo ka mbërritur në vendin e punës dhe menjëherë pas ngjarjes janë njoftuar shërbimet e emergjencës. Pavarësisht përpjekjeve, ai nuk ka mundur dot të mbijetojë.
Lini një Përgjigje