TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Shkurt 2026, 16:01

U raportua si vetëvrasje, policia jep detaje të reja mbi vdekjen e 27 vjeçarit në Tiranë; shpallet në kërkim shoku i tij

Shkruar nga Pamfleti
U raportua si vetëvrasje, policia jep detaje të reja mbi vdekjen e 27
Policia e Shtetit

Policia ka dhënë detaje të reja lidhur me ngjarjen e mbrëmshme në Tiranë ku humbi jetën 27-vjeçari A. M., i cili fillimisht u raportua si i vetëplagosur me armë zjarri dhe ndërroi jetë në spital.

Sipas njoftimit zyrtar, nga veprimet e thelluara hetimore, përfshirë këqyrjen e kamerave të sigurisë dhe marrjen e deklarimeve, ka rezultuar se ngjarja ka ndodhur në banesën e shtetasit K. H., i cili është shok me viktimën.

Në vijim të procedurave, policia ka shpallur në kërkim shtetasin K. H., pasi dyshohet se ka qenë i pranishëm në momentin e ngjarjes.

Autoritetet bëjnë me dije se po punohet për kapjen e tij dhe për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor të rastit.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për vetëplagosjen e shtetasit A. M., 27 vjeç, i cili humbi jetën në spital, bëjmë me dije se gjatë kryerjes së veprimeve të thelluara hetimore(këqyrja e kamerave, marrja e deklarimeve) rezultoi se ngjarja ka ndodhur në banesën e shtetasit K. H, shok me shtetasin A. M.

Në vijim të veprimeve procedurale u bë shpallja në kërkim e shtetasit K. H., pasi dyshohet se ka qenë prezent gjatë ngjarjes. Punohet për kapjen e tij dhe zbardhjen edhe dokumentimin e plotë të rastit“-bën të ditur policia.

 

policia

Lini një Përgjigje