TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Shkurt 2026, 17:04

Pjesë e grupit të kokainës në Rodos, kush janë 3 shqiptarët e arrestuar; njëri prej tyre ‘koka’ e bandës

Shkruar nga Pamfleti
Pjesë e grupit të kokainës në Rodos, kush janë 3
Foto ilustruese

Hetimet identifikuan si drejtues të grupit 40-vjeçarin Alen Rizvani.

Policia greke ka arrestuar pesë persona të dyshuar për përfshirje në një rrjet të organizuar të trafikut të drogës në ishullin Rodos. Hetimet identifikuan si drejtues të grupit 40-vjeçarin Alen Rizvani.

Sipas autoriteteve, grupi siguronte sasi të lëndëve narkotike në Athinë dhe organizonte transportin e tyre me anije nga porti i Pireut drejt Rodosit. Pas mbërritjes në ishull, droga shpërndahej në tregun lokal.

Në këtë aktivitet dyshohet se merrnin pjesë edhe 46-vjeçari Ermal Shametaj, 37-vjeçari Sotir Pano si dhe dy shtetas grekë, njëri prej tyre ushtar.

Pjesë e grupit të kokainës në Rodos, kush janë 3
Eurot e sekuestruara

Hetimet tregojnë se rrjeti ndërpreu përkohësisht veprimtarinë pas arrestimit të dy grave, 24 dhe 32 vjeç, në maj dhe qershor 2025.

Ato akuzohen se transportonin sasi të mëdha kokaine nga Pireu në Rodos. Më pas, sipas të dhënave të policisë, organizatori kryesor nisi riorganizimin e grupit dhe kërkoi anëtarë të rinj.

Autoritetet vlerësojnë se organizata ka trafikuar të paktën 7 kilogramë kokainë, me vlerë shitjeje mbi 700 mijë euro.

Gjatë operacionit, policia sekuestroi 327.395 euro, 1.6 kilogramë kanabis të papërpunuar, 27.23 gramë kokainë, katër peshore precize, telefona celularë dhe shënime të mbajtura në dorë.

 

 

 

operacion kokaine shqiptare rodos

Lini një Përgjigje