TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Shkurt 2026, 10:56

Këmbim valutor pa licencë dhe fshehje të ardhurash, arrestohet administratorja e një subjekti në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti
Këmbim valutor pa licencë dhe fshehje të ardhurash, arrestohet
Paratë e sekuestruara

Një 49-vjeçare, e cila administroi një subjekt që dyshohet se kryente aktivitet të paligjshëm të këmbimit valutor dhe fshihte të ardhurat, u arrestua nga Policia e Tiranës.

Policia njofton se gjatë operacionit u sekuestruan rreth 40 mijë euro në valuta të ndryshme dhe një njësi kompjuterike, nga e cila rezulton se subjekti ka qarkulluar rreth 2 milionë euro.

"Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Bilanci”. Ushtronte aktivitetin e këmbimit valutor pa licencën përkatëse dhe fshihte të ardhurat e përfituara, arrestohet administratorja e subjektit.

Sekuestrohen rreth 40 000 euro në valuta të ndryshme dhe një njësi kompjuterike, nga e cila rezulton se subjekti ka qarkulluar rreth 2 000 000 euro.

Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme në fushën e krimeve ekonomike dhe financiare, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Bilanci”.

Nga kontrolli i ushtruar në subjektin në administrim të shtetases G. T., rezultoi se kjo shtetase ushtronte aktivitetin e këmbimit valutor pa licencën përkatëse dhe nuk deklaronte të ardhurat e përfituara nga ky aktivitet.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i shtetases G. T., 49 vjeçe, banuese në Tiranë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.", njofton policia.

Lini një Përgjigje