TAGS-AT E JAVËS

Kronike23 Shkurt 2026, 14:22

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Shkodër trafikanti 35-vjeçar; pritet ekstradimi në Itali

Shkruar nga Pamfleti
I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në
Pamje nga arrestimi

Një 35-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga policia në qytetin e Shkodrës.

Autoritetet bëjnë me dije se 35-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi ndaj tij është caktuar masa arrets me burg nga Gjykata e Milanos. Ai akuzohet për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Pjesëmarrje në organizatë kriminale”.

"Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale një tjetër fazë e operacionit policor të koduar “Operacionalja”, për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Vihet në pranga një tjetër i kërkuar ndërkombëtar për trafikim të lëndëve narkotike. Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, u finalizua operacioni policor i koduar “Operacionalja 84”. Në kuadër të operacionit, në qytetin e Shkodrës, nga shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me shërbimet operacionale të DVP Shkodër, u bë i mundur lokalizimi, identifikimi dhe arrestimi i shtetasit I. D., 35 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, për ekzekutimin e urdhrit për zbatimin e masës së sigurisë personale “Arrest në burg”, të caktuar nga Gjykata e Milanos, për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Pjesëmarrje në organizatë kriminale”, të parashikuara nga Kodi Penal i Italisë", njofton policia. 

ekstradim arrestim

Lini një Përgjigje