TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Shtator 2023, 17:03

E fshehur në mes të dërrasave në një kamion, publikohen pamjet e drogës që u kap në Malin e Zi

Shkruar nga Pamfleti
E fshehur në mes të dërrasave në një kamion, publikohen
Pamje nga operacioni

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga operacioni për kapjen e një sasie prej 300 kg kanabis që dyshohet se ishte futur nga Shqipëria.

Në fotot e publikuara nga mediat malazeze shihet që lënda narkotike e ndarë në pako ishte e vendosur në mes të dërrasave brenda një kamioni.

Me urdhër të Prokurorisë së Lartë të Shtetit në Podgoricë janë arrestuar dy shqiptarë 60 dhe 24-vjeç (babë e bir) nga Durrësi. Ata dyshohen për veprën penale – prodhim, posedim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike.

“Droga u gjet në një kamion me targa shqiptare dhe ishte vendosur në hapësirën e ngarkesave të kamionit dhe e siguruar me vulë doganore nga një administratë e huaj”, shkruan Vijesti.

E fshehur në mes të dërrasave në një kamion, publikohen

"Strukturat për Hetimin e Narkotikëve, në Departamentin e Policisë Kriminale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me policinë Malazeze janë duke hetuar një rast të trafikimit të një sasie rreth 300 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa, nga Shqipëria në Malin e Zi. Policitë e dy vendeve, kanë intensifikuar veprimet e thelluara hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti.

Gjatë natës, në doganën e Malit të Zi, si rezultat i inteligjencës policore dhe kontrollit të detajuar nga autoritetet doganore të Malit të Zi, është bllokuar një kamion tip “Renault”, i drejtuar nga shtetasi K. O. që shoqërohej nga babai i tij, shtetasi I. O., të dy banues në Durrës.

Gjatë kontrollit në kamionin e ngarkuar me dërrasa dhe me paleta, që kishin destinacion Austrinë, autoritetet doganore të Malit të Zi, gjatë kontrollit të detajuar, kanë gjetur një sasi rreth 300 kg lëndë narkotike cannabis sativa.

Policia shqiptare, në bashkëpunim me Prokurorinë, si dhe me autoritetet policore dhe ato doganore malazeze, po kryejnë veprime të përbashkëta hetimore, për dokumentimin e kësaj veprimtarie kriminale.", njofton policia.

E fshehur në mes të dërrasave në një kamion, publikohenE fshehur në mes të dërrasave në një kamion, publikohenE fshehur në mes të dërrasave në një kamion, publikohen

derrasa kamion pamjet droge mal i zi

Lini një Përgjigje