
Përfundon seanca gjyqësore për vlerësimin e masave të sigurisë në Gjykatën e Shkallës së Parë Korçë për 15 të arrestuarit e tjerë të kapur në flagrancë dhe të ndaluar në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”.
Gjykata vendosi masën e sigurimit ” arrest në burg” për këta shtetas:
Renato Musollari
Mario Kodra
Grisild Tabaku
Bernard Qelemeni
Leonard Dervishllari
Dhimiter Buli
Endrit Afesllari
Naum Cobani
Erion Bardho
Andrea Barmashi
Marko Ziko
Klavio Prishtina
Dorian Beçka
Arjan Zengo
Denis Potgorija.
Pjesa më e madhe e tyre ka deklaruar se janë përdorues të lëndëve narkotike dhe sasinë e vogël që u është gjetur e kanë patur për përdorim vetjak, ndërsa një pjesë e tyre nuk kanë pranuar akuzat e ngritura nga prokuroria.
Kujtojmë se, një ditë më parë gjykata e Korçës ka lënë në burg pa afat edhe 10 të arrestuar të tjerë ndërkohë që 4 shtetas janë arrestuar pak ditë më parë për të njëjtën vepër penale. Policia ka bërë me dije se edhe 5 shtetas të tjerë janë në kërkim policor.
Lini një Përgjigje