TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Shtator 2023, 13:26

“Tempulli”, gjykata jep masën e sigurisë për 18 nga të arrestuarit në Vlorë

Shkruar nga Pamfleti

“Tempulli”, gjykata jep masën e sigurisë për 18 nga

Ka përfunduar seanca gjyqësore për 18 personat e arrestuar nga megaoperacioni "Tempulli" të cilët ishin prezent këtë të diel. Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë "arrest me burg" për 13 prej tyre ndërsa për 5 të tjerët ka vendosur masën "arrest shtëpie". 

Për Shkëlqim Bakaj, Fatmir Alikaj, Julian Shabani, Eriselda Zekaj, Nikola Selimaj gjykata e shkallës së parë në Vlorë ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” ndërsa për shtetasit e tjerë është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”. 

Gjyqtari i çështjes Hektori Sinani ka pranuar kërkesën e prokurorit Anton Pali për masë sigurie “arrest me burg” për 13 persona.

gjykata vlore arrest burg

Lini një Përgjigje