
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Savër në kryqëzim të autostradës Lushnje-Fier, ku raportohet se një person ka humbur jetën.
Burime për mediat bëjnë me dije se një kamion ka përplasur një ambulancë dhe për pasojë ka humbur jetën pacienti i cili ndodhej brenda ambulancës.
Viktima është identifikuar shtetasi Dashamir Koçaj, 77-vjeç, nga qyteti i Vlorës.

Aksidenti ka ndodhur në kryqëzim të autostradës Fier-Lushnje, ndërsa bëhet e ditur se ambulanca po transportonte për në Tiranë një person të sëmurë.
Të lënduar kanë mbetur drejtuesi i ambulancës, infermierja dhe vajza e 77-vjeçarit, të cilët janë dërguar në spitalin e Lushnjës për mjekim.

Sipas raportimeve, mjeti tip kamion “ICECO” me targa AA288UR me drejtues Leonard Gjini 31-vjeç është përplasur me mjetin tip “Ford” me targa AB883CF (Ambulancë), me drejtues shtetasin Flori Ramo.
Ndërkohë policia dhe grupi hetimor shkuan në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.
"Rreth orës 14:50, në aksin rrugor “Lushnjë-Fier”, në vendin e quajtur “Rotondo e Savrës” ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përplasur automjeti tip “Kamion” me drejtues shtetasin L. Gj. 31 vjeç, dhe autombulanca me drejtues shtetasin F. R., 54 vjeç, në të cilën ndodhej pacienti D. K., 77 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.
Gjithashtu, janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, drejtuesi i autombulancës, infermieri, shtetasi E. B., 33 vjeç dhe vajza e pacientit që ndërroi jetë, shtetasja E. A., 37 vjeçe.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorit po vijon veprimet për përcaktimin e shkakut të aksidentit si edhe po kryen veprimet procedurale me 2 drejtuesit e automjeteve.", njofton policia.

Lini një Përgjigje