TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Gusht 2025, 10:49

"E di ku është babai yt"/ Mashtroi një person dhe i mori para, shpallet në kërkim 38-vjeçari

Shkruar nga Pamfleti

"E di ku është babai yt"/ Mashtroi një person dhe i

Një 38-vjeçar nga Shëngjini është shpallur në kërkim, pasi mashtroi një person që i kishte humbur i ati. Ai i kërkoi para me pretekstin se dinte vendndodhjen e babait të 46-vjeçarit, i humbur prej dy muajsh.

46-vjeçari me inicialet G.N., denoncoi rastin në polici. Policia e Lezhës referoi materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim mashtruesin.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin E. M., 38 vjeç, banues në Shëngjin, pasi ka kallëzuar shtetasi G. N., 46 vjeç, se shtetasi E. M. i ka kërkuar para, me pretendimin se kishte dijeni për vendndodhjen e babait të tij të humbur prej dy muajsh", njoftoi policia.

Lini një Përgjigje