
Autoritetet e drejtësisë në Greqi kan1% ngritur akuza për vrasje nga pakujdesia, dëmtim të rrezikshëm nga pakujdesia dhe drejtim të rrezikshëm mjeti ndaj shoferit bullgar që u përfshi në aksidentin e rëndë rrugor të së hënës (18 gusht) në autostradën Egnatia Odos, ku tre shqiptarë humbën jetën.
Shoferi i furgonit ndodhet i shtruar në Spitalin e Përgjithshëm të Komotinís, në gjendje të qëndrueshme dhe jashtë rrezikut për jetën, pasi iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Pasi gjendja e tij shëndetësore të stabilizohet, ai do të dalë para drejtësisë për të dëshmuar mbi rrethanat e aksidentit tragjik.
Ngjarja e rëndë ndodhi të hënën në mesditë, kur automjeti me tre shqiptarë u përplas nga kamioni, më pas mjeti u përfshi nga flakët duke lënë të dekur tre persona, ndërsa një tjeter u plagos.
Automjeti i përfshirë nga flakët u përplas edhe me një makinë të dytë, në të cilën udhëtonin të afërm të viktimave, por fatmirësisht ata arritën të dalin në kohë. Pas trajtimit mjekësor, të gjithë pasagjerët e mjetit të dytë morën shërbim mjekësor dhe dolën nga spitali, ndërsa gruaja e vetme e mbijetuar nga automjeti i parë, i cili u dogj plotësisht, ndodhet në gjendje të stabilizuar në Spitalin e Përgjithshëm të Kavallës.
Lini një Përgjigje