Publikohet fotoja e 44-vjeçarit Altin Lekgegaj, autorit të dyshuar të plagosjes së rëndë të ndodhur dje në kompleksin Valamar në Durrës.
Lekgegaj qëlloi 2 herë me pistoletë ndaj 28-vjeçarit Liridon Rada, i cili mësohet se ka marrë plagë rënda në shpatull dhe brinjë.
Fillimisht Lekgegaj dhe Rada janë konfliktuar verbalisht për parkimin dhe më pas sherri ka degrauar në përdorimin e armës në një parkimet e lokaleve të kompleksit ‘Valamar’.
Raportohet se autori i dyshuar i ngjarjes u largua me një automjet ‘Toyota Yaris’ pasi ka qëlluar me armë 29-vjeçarin i cili ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Ai u arrestua nga policia disa orë pas plagosjes së ndodhur rreth orës 16:40. Mësohet se autori u soll me ambulancë dhe i shoqëruar nga policia në spital.
“Dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi A. L., 44 vjeç, ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin L. R., 28 vjeç, i cili ndodhet në spital, në gjendje kritike për jetën. Sapo është marrë njoftimi, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe, falë veprimeve të shpejta, kanë identifikuar autorin dhe janë vënë në ndjekje të tij. Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet në zonë dhe në ambiente të ndryshme, ku dyshohet se mund të jetë fshehur 44-vjeçari. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.
Lini një Përgjigje