TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Shkurt 2026, 10:52

"Do të të vras", si e kërcënonte dhe e dhunonte babai vajzën në Durrës

Shkruar nga Pamfleti

"Do të të vras", si e kërcënonte dhe e dhunonte

Zbardhen detaje nga ngjarja e rëndë e regjistruar mbrëmjen e djeshme në zonën e Qerretit, në Durrës, ku një konflikt brenda familjes ka përfunduar me vetëplagosjen e kryefamiljarit.

Sipas burimeve paraprake, shtetasi Ardian Varrosi, i cili dyshohet se ishte në gjendje të dehur, ka kërcënuar vajzën e tij me thikë, duke i thënë se do ta vriste. Mësohet se më herët ai kishte ushtruar dhunë fizike ndaj saj. E reja ka arritur të largohet nga banesa dhe ka kërkuar ndihmë te fqinjët.

Banorët e zonës kanë ndërhyrë menjëherë, por i ati ka vijuar me kërcënime edhe ndaj tyre. Në vendngjarje kanë mbërritur dy patrulla policie, të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin e situatës dhe shmangien e përshkallëzimit të mëtejshëm.

Në momentin e ndërhyrjes së policisë, kryefamiljari dyshohet se është vetëplagosur me thikë në zonën e qafës. Ai është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Durrësit, ku po merr ndihmë mjekësore dhe ndodhet nën monitorim.

Ndërkohë, grupi hetimor ka nisur veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Janë marrë në pyetje familjarët dhe dëshmitarët, ndërsa pritet që, pas përmirësimit të gjendjes shëndetësore, të merret deklarim edhe nga vetë i dyshuari.

 

Lini një Përgjigje