TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Shkurt 2026, 07:27

Babai tenton të qëllojë me thikë vajzën, më pas vetëplagoset; si ndodhi sherri në Durrës

Shkruar nga Pamfleti
Babai tenton të qëllojë me thikë vajzën, më pas
Policia patrullim natën

Një sherr në familje ka precipituar në një tentativë vrasjeje ku protagonist ishin babai dhe vajza. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Qerret (Durrës), ndërsa i gjithë konflikti është parandaluar nga një patrullë policie.

Nga raportimet mësohet se shtetasi A.V, banor i zonës, pas një konflikti në familje, për motive që ende nuk dihen, ka marrë një thikë dhe ka ka ndjekur nga pas vajzën e tij, megjithëse kjo e fundit ka arritur të dalë nga banesa.

Një patrullë policie, e cila fatmirësisht ndodhej në zonë, ka ndërhyrë, duke parandaluar precipitimin e mëtejshëm të ngjarjes.

Në rrethana ende të paqarta, raportohet se në momentin e ndërhyrjes A.V ka mbetur i plagosur, ndërsa dyshohet se është vetëplagosur me thikën që mbante në dorë.

Ai është transportuar në spitalin rajonal të Durrësit për ndihmë mjekësore, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

babai vajza sherri ne familje

Lini një Përgjigje