TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Shkurt 2026, 15:40

Akuzohet për vrasjen e Bledar Muçës në Belgjikë, GJKKO lë në burg Sergej Hasanpapaj

Shkruar nga Pamfleti
Akuzohet për vrasjen e Bledar Muçës në Belgjikë,
Momenti i ekstradimit të Sergej Hasanpapajt

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka komunikuar masën e sigurisë “arrest me burg” Sergej Hasanpapajt, i ekstraduar një ditë më parë nga Belgjika.

Autoritetet e akuzojnë Hasanpapajn për përfshirje në vrasjen e Bledar Muçës, ngjarje e regjistruar më 22 janar 2022 në Aartselaar. Sipas dosjes hetimore, ai dyshohet se ka pasur rol në këtë episod kriminal.

Bledar Muça rezulton i lidhur me ngjarje të tjera të rënda në Elbasan dhe identifikohet si mik i familjes Çapja, e përmendur në disa çështje penale të viteve të fundit.

Procedura ndaj Hasanpapajt vijon në kuadër të hetimeve të Prokurorisë së Posaçme.

"Policia e Shtetit/Vijon operacioni i koduar “The Wanted”, për lokalizimin dhe nxjerrjen përpara drejtësisë, të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Si rezultat i bashkëpunimit konsistent ndërmjet specialistëve të Interpol Tiranës dhe homologëve të tyre në Bruksel, gjatë kësaj faze të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, u finalizua procedura për ekstradimin nga Belgjika, në Shqipëri, të shtetasit S. H., 32 vjeç, të lindur në Elbasan.

32-vjeçari ishte në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në vitin 2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë dhe kryer në kuadër të organizatës kriminale, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.", njoftoi dje policia.

Profili i Bledar Muçës, nga përplasjet në Elbasan te ekzekutimi në Belgjikë:

Emri i tij u shfaq në disa ngjarje të rënda ndër vite, ndërsa u vra në janar 2022 në Anvers

Bledar Muça, me origjinë nga Peshkopia dhe i rritur në Elbasan, u përfshi për vite me radhë në disa episode kriminale brenda dhe jashtë vendit. Ai u ekzekutua më 22 janar 2022 në Anvers të Belgjikës, ku qëndronte prej një periudhe të gjatë.

Autoritetet e lidhën emrin e tij me vrasjen e Ilir Rexhepit në Elbasan, por ai nuk u arrestua dhe nuk vuajti dënim për këtë çështje. Pas largimit nga Shqipëria, ai qëndroi fillimisht në Greqi dhe më pas në Belgjikë.

Në vitin 2016, Gjykata e Elbasanit e dënoi me dy vite burg për goditjen me armë të dy efektivëve të Grupit të Operacioneve Speciale të Policisë së Shtetit. Ngjarja ndodhi gjatë një shërbimi vëzhgimi në lagjen e njohur si zona e Çapjave. Kamerat e sigurisë e fiksuan Muçën me armë në dorë.

Po atë vit, në shkurt, Muça dhe Florenc Çapja i shpëtuan një atentati në Elbasan, ku humbën jetën Agron Çapja, Eno Bedalli dhe Ardit Sinakolli, ndërsa gjashtë persona të tjerë mbetën të plagosur. Sulmi ndodhi në lokalin “Universe”. Në qershor 2016, ai dhe Çapja u bënë sërish objekt i një atentati, por automjeti i blinduar i mbrojti nga të shtënat.

Në maj 2020, Muça përplasi me automjet gardianin Hekuran Pisha, i cili lëvizte me motor. Policia e arrestoi, por brenda 24 orëve ai u lirua.

Më 22 janar 2022, persona të armatosur e qëlluan me breshëri automatiku brenda automjetit të tij në Anvers. Nga sulmi ai humbi jetën në vend.

sergej hasanpapaj esktradimi vrasjen e bledar muçës

Lini një Përgjigje