TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Shkurt 2026, 13:51

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje, arrestohet 34-vjeçari në Tiranë; pritet ekstradimi në Angli

Shkruar nga Pamfleti

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje,

Një 34-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje është arrestuar në Tiranë nga Forcat e Posaçme Operacionale.

34-vjeçarime imcialet A. Sh,  ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Manchester, pasi Gjykata e Kentit të Veriut në Mbretërinë e Bashkuar, me vendim të datës 15 janar 2026, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vrasje”, sipas legjislacionit penal britanik.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet britanike, po vijon procedurat për ekstradimin e 34-vjeçarit drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Operacionalja 81”.

Shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, në vijim të punës gjurmuese për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar në informacionet e siguruara, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Operacionalja 81”.

Në kuadër të operacionit, në qytetin e Tirana, u bë i mundur lokalizimi, identifikimi dhe ndalimi i personit në kërkim ndërkombëtar, shtetasit A. Sh., 34 vjeç, banues në Domje, Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Manchester, pasi Gjykata e Kentit të Veriut në Mbretërinë e Bashkuar, më datë 15.01.2026, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasje”, sipas legjislacionit penal të Mbretërisë së Bashkuar.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet britanike, vijon procedurat për realizimin e ekstradimit drejt Mbretërisë së Bashkuar", njofton policia.

arrestim i shpallur ne kerkim

Lini një Përgjigje