TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Shkurt 2026, 11:41

"Armën e kam që prej viti 1997"/ 58-vjeçari tregon pse zgjodhi të grabiste bankën 'Fibank': Kisha 70 milionë lekë borxh

Shkruar nga Pamfleti

"Armën e kam që prej viti 1997"/ 58-vjeçari tregon

Të tjera informacione janë bërë publike lidhur me grabitjen e ndodhur mesditën e së enjtes  në një filial të FiBank në Tiranë. Autori Bardhyl Fusha, ka deklaruar se kishte rreth 70 milionë lekë të vjetra borxhe të pashlyera ndaj punëtorëve, për shkak të aktivitetit të tij si sipërmarrës në fushën e ndërtimit.

Sipas burimeve, 58-vjeçari ka pohuar se kishte zgjedhur pikërisht këtë filial, pasi kishte kryer pagesa aty dhe e njihte ambientin.

Fusha, me origjinë nga Gramshi dhe banues në Tiranë, është afruar pranë bankës me automjetin e tij. Pasi e ka parkuar mjetin, ai ka hyrë i armatosur në ambientet e filialit.

Mësohet se në momentin e hyrjes, roja e sigurisë private nuk ndodhej pranë derës, ndërsa detektori i metaleve ka sinjalizuar praninë e një objekti metalik. Sipas burimeve, 58-vjeçari ka nxjerrë nga çanta një armë zjarri tip kallashnikov dhe ka qëlluar një herë në dysheme.

Ai ka arritur të marrë rreth 8 milionë lekë të vjetra nga një prej arkave, por është arrestuar menjëherë sapo ka dalë nga filiali.

Efektivët Eduart Saliko dhe Ermal Çeka që arrestuan grabitësin kanë deklaruar se 58-vjeçari nuk bëri rezistencë.

Punonjësit e policisë kanë sqaruar se u njoftuan nga një qytetar që sapo kishte dalë nga banka, ndërkohë shtuan se ndodheshin afër zonës. 

Lidhur me armën, i dyshuari ka deklaruar se e posedonte që prej vitit 1997 dhe se e mbante në banesë.

Ngjarja është në vijim të hetimeve për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe përgjegjësitë ligjore.

bardhyl fusha vjehdja te fibank

Lini një Përgjigje