Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor “Vorë – Fushë-Prezë”, ku një e re 23 vjeçe, dyshohet se ka humbur kontrollin në drejtimin e automjetit, i cili është përplasur me barrierat anësore të rrugës.
Si pasojë, 23-vjeçarja ka humbur jetën në spital.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Lini një Përgjigje