"E bëra grabitjen se jam i zhytur në borxhe", këto janë fjalët e para të dëshmisë së Bardhyl Fushës, i cili mesditën e sotme tentoi të grabiste një filial të Fibank në Tiranë.
Bardhyl Fusha është biznesmen në fushën e ndërtimit, dhe sipas tij borxhet e shumta e cuan të ndërrmerte këtë akt.
Autori është futur brenda bankës me një çantë të zezë, ku në të kishte futur dhe kallashnikovin. Sapo ka hyrë brenda ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar një herë në tokë.
Më pas ka shkuar te arka dhe ka arritur që të marrë rreth 20 milionë lekë të vjetra.
Ka qenë një qytetar që ka lajmëruar policinë. Patrulla ka qënë shumë afër dhe sapo ka mbërritur ka kapur autorin duke dalë nga dera e bankës. Menjëherë i është sekuestruar çanta ku brenda saj janë gjetur lekët dhe arma e zjarrit.

Lini një Përgjigje