Ditën e sotme në GJKKO është duke u zhvilluar seanca e “Plumbit të Artë”, ku po dëshmon sërish këtë të enjte Henrik Hoxha, i cili ka zbuluar detaje të reja nga vrasjet me pagesë që janë porositur nga dumani.
I penduari Erion Alibej, i ka drejtuar Hoxhës në seancë disa pyetje, përgjigjet e të cilave kanë nxjerrë më shumë detaje nga ngjarjet kriminale në vend.
Pjesë nga seanca ku i penduari Erion Alibej pyet Hoxhën:
Alibej: Bisedën me Nuredinin për vrasjen e Oti Kilës e ke bërë gojarisht apo në aplikacion?
Hoxha: E kam bërë gojarisht në Elbasan. Ka qenë para se të bije ti në burg. Ka qenë pas vrasjes së vëllezërve Haxhia. Herën e dytë, që u ndërmorën veprime e kemi diskutuar në aplikacion.
Alibej: Pse doja ta vrisja Oti Kilën, sipas Nuredinit?
Hoxha: Nuredini se ç’thoshte për një lidhje. S’e di mirë.
Alibej: Kam qenë prezent, bashkë me Nuredinin, kur është bërë biseda në aplikacion për Sokol Sanxhaktarin.
Hoxha: Tani, unë po them ça më ka thënë Nuredini. Se është palaço ai ça të bëjmë.
Alibej: Kur ke shkuar në Elbasan, që të priti dikush me C-Class gri. Skerdi Tasi tha se ai ishte kunati i Alibejt. E njeh kunatin tim?
Hoxhaj: Jo, nuk e njoh.
Lini një Përgjigje