Detaje të reja janë mësuar nga tentativa e grabitjes së një banke në zonën e ish-Parkut të Autobusëve në Tiranë sot në 12 shkurt.
Bardhyl Fusha sapo ka hyrë brenda ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar një herë në tokë.
Menjëherë te arka ai ka arritur që të marrë shumat e parave.
Ka qenë një qytetar që ka lajmëruar policinë. Patrulla ka qenë shumë afër dhe sapo ka mbërritur ka kapur autorin duke dalë nga dera e bankës.
Menjëherë 58-vjeçarit i është sekuestruar çanta krahu ku brenda saj janë gjetur lekët dhe një çantë ku u gjet arma e zjarrit. Pas kontrolleve në çantën në fjalë u gjetën 20 milionë lekë të vjetra.

Ai është dorëzuar sapo policia i ka bërë thirrje, duke hedhur armën e zjarrit dhe çantën me para.

Lini një Përgjigje