TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Shkurt 2026, 12:01

Tentativa e grabitjes, Policia jep detaje mbi ngjarjen: Autori qëlloi me armë brenda bankës

Shkruar nga Pamfleti
Tentativa e grabitjes, Policia jep detaje mbi ngjarjen: Autori qëlloi me
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia e Tiranës ka dhënë detaje lidhur me tentativën e grabitjes së filialit të FiBank në zonën e ish-Parkut.

Policia arrestoi 58-vjeçarin, Bardhyl Fusha, ndërsa në njoftimin zyrtar thuhet se ai ka qëlluar me armë zjarri brenda filialit të Bankës.

Tentativa e grabitjes, Policia jep detaje mbi ngjarjen: Autori qëlloi me

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 11:15, në Rrugën e Kavajës, shtetasi Bardhyl Fusha, rreth 58 vjeç, dyshohet se ka hyrë në ambientet e një banke, me qëllim vjedhjen e saj, duke qëlluar me armë zjarri, në dysheme. Nga të shtënat nuk ka shtetas të dëmtuar.

Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë pas marrjes së njoftimit dhe kanë bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar në tentativë për tu larguar nga vendi i ngjarjes. Autori i dyshuar është shoqëruar në Komisariat. Gjithashtu, është sekuestruar arma e zjarrit.

Në përfundim të veprimeve hetimore do të jepet informacion më i plotë për rastin.

policia grabitja fibank

Lini një Përgjigje