TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Shkurt 2026, 09:04

Dyshohet se vrau krahun e djathtë të klanit Çapja; kush është Sergei Hasanpapaj që ekstradua sot nga Belgjika

Shkruar nga Pamfleti

Hasanpapaj rezulton të jetë arrestuar në vitin 2022 në Belgjikë për vrasjen e Bledar Muçës, krahun e djathtë të klanit Çapja.

Dyshohet se vrau krahun e djathtë të klanit Çapja; kush
Sergei Hasanpapaj u ekstradua sot nga Belgjika

Sergei Hasanpapaj është emër i njohur për drejtësinë shqiptare.

Hasanpapaj dyshohet për vrasjen e Bledar Muçës, që njihej për lidhjet e tij të ngushta me klanin Çapja në Elbasan dhe konsiderohej si krahu i djathtë i Ardjan dhë Florenc Çapjas.

Ai sot është ekstraduar nga Belgjika në Shqipëri, pasi akuzohet si i përfshirë në vrasjen e Bledar Muçës, krim i ndodhur më 22 janar 2022 në Aartselaar në Belgjikë.

Dyshohet se vrau krahun e djathtë të klanit Çapja; kush
Sergei Hasanpapaj ekstradohet nga Belgjika në Shqipëri

Por kush është Bledar Muça?

Prokuroria e Posaçme zhvilloi një aksion më 25 Nëntor 2024 në Elbasan, ku lëshoi 21 masa sigurie, 18 prej tyre arrest me burg. Një prej personave që SPAK lëshoi urdhër arrest ishte edhe Sergej Hasanpapaj, i cili rezulton një emër i njohur për drejtësinë ndërkombëtare.

Hasanpapaj rezulton të jetë arrestuar në vitin 2022 në Belgjikë për vrasjen e Bledar Muçës.

Ai u akuzua se kishte dhënë informacion dhe ndihmë logjistike që çoi në atentatin ndaj Muçës. Hasanpapaj u arrestua në aeroportin e Valencias në vitin 2024.

Në fillim të vitit 2026, Belgjika vendosi ta ekstradonte Hasanpapajn për t’u përballur me drejtësinë. Ai u dërgua për gjykim në lidhje me rolin e tij në vrasjen e Muçës dhe lidhjet me grupet kriminale shqiptare që vepronin në Europë.

Për vrasjen e Muçës, policia spanjolle vendosi në pranga një 43-vjeçar shqiptar, i cili mund të ketë qenë i përfshirë në krimin e ndodhur në Aartselaar të Belgjikës. Sipas mediave belge, shqiptari i identifikuar vetëm si Marsel D. akuzohet për vrasjen e ndodhur në vitin 2022 të Muçës.

Policia spanjolle ka mundur të përgjojë 43-vjeçarin Marsel D. në aeroportin e Valencias të premten. Kjo pasi autoritetet kishin informacione se një person i kërkuar nga Belgjika do të mbërrinte me një fluturim nga Shqipëria. Pas uljes, ai tentoi të kalonte kontrollin e pasaportës me dokumente false, në bazë të gjurmëve të gishtërinjve, ai u identifikua.

Bledar Muça, 39-vjeçari me origjinë nga Peshkopia, lindur e rritur në Elbasan që u ekzekutua në Anverse të Belgjikës rezulton të jetë një prej emrave që ka mbushur faqet e kronikës së zezë që nga viti 2009. I njohur si krahu i djathtë i Çapjave por edhe me nofkën "Anglezi", Muça rezultonte të jetë përfshirë në shumë ngjarje kriminale, një prej tyre edhe ndaj uniformave të Policisë së Shtetit.

Për herë të fundit që Bledar Muça u vu në pranga ishte në maj të vitit 2020 pasi aksidentoi një efektiv policie. Në vitin 2016, ai u ka shpëtuar dy atentateve, konkretisht në muajt shkurt e qershor.

Emri i tij është i përfshirë në vrasjen e vëllezërve Roland dhe Ilir Rexhepi, vrasje të ndodhura në kohë të ndryshme në qytetin e Elbasanit, por që asnjëherë nuk iu provuan nga policia dhe nga prokuroria. Madje më 30 Dhjetor të vitit 2011, ai u shpall edhe në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e vëllait të Roland Rexhepit, ish-efektivi i policisë Ilir Rexhepi që njihej me pseudonimin “Doda”. Muça, me anë të një letre, e njoftoi policinë se nuk kishte gisht me vrasjen, pasi atë ditë ai kishte qenë në Angli. Në vitin 2013, ai u rikthye për tu përballur me drejtësinë dhe policia e prokuroria e pushuan çështjen kundër tij.

Ai u vra në vitin 2022 nga dy persona që e prisnin dhe e qëlluan për vdekje në momentin kur ai u kthye në banesën e tij.

sergei hasanpapa spak ekstradimi nga belgjika

Lini një Përgjigje