TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Shkurt 2026, 15:55

Trafik droge dhe grup kriminal, dënohet me 12 vite burg 'koka' e grupit të Shijakut

Shkruar nga Pamfleti
Trafik droge dhe grup kriminal, dënohet me 12 vite burg 'koka' e
Astrit Avdyli

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO), shpalli sot fajtor Astrit Balliun (i njohur edhe si Avdyli ose Sulejmani) për një seri veprash penale, përfshirë trafikimin e narkotikëve dhe pjesëmarrjen në një grup të strukturuar kriminal.

Trupi gjykues, i përbërë nga gjyqtaret Flojera Davidhi, Rudina Palloj dhe Elsa Ulliri, vendosi që Avdyli të dënohet me 12 vjet burgim, pas bashkimit të dënimeve për veprat penale të kryera.

Gjykata e shpalli Avdylin fajtor për veprat penale:

Trafikimin e narkotikëve në bashkëpunim dhe në formën e grupit të strukturuar kriminal, dënim 12 vjet burgim.

Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, dënim 3 vjet burgim.

Mbajtje pa leje dhe prodhim të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit, dënim 5 vjet burgim.

Në përfundim, dënimi total i Avdylit mbetet 12 vjet burgim, i cili do të kryhet në një institucion me siguri të lartë, duke filluar që nga dita e arrestimit të tij.

Vendimi i GJKKO-së:

“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale në ngarkim të të pandehurit Astrit Balliu (alias Avdyli, alias Sulejmani)”.

Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të zakonshëm. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtaret Flojera Davidhi, Rudina Palloj dhe Elsa Ulliri, me vendimin 13, datë 11.02.2026 vendosi:

Deklarimin fajtor të të pandehurit Astrit Balliu (alias Avdyli, alias Sulejmani), për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/a, paragrafi parë, 28/4 dhe në lidhje me nenin 334, paragrafi parë të K.Penal dhe dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Astrit Balliu (alias Avdyli, alias Sulejmani), për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, kryer në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi dytë, të K.Penal, dhe dënimin e tij me 3 (tre) vite burgim.

3-Deklarimin fajtor të të pandehurit Astrit Balliu (alias Avdyli, alias Sulejmani), për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278/1 të K.Penal dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim. 4. Në bashki

4-Deklarimin fajtor të të pandehurit Astrit Balliu (alias Avdyli, alias Sulejmani), për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278/1 të K.Penal dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim. 4. Në bashkim të dënimeve, sipas nenit 55 të Kodit Penal, dënimin e të pandehurit Astrit Balliu (alias Avdyli alias Sulejmani), përfundimisht me 12 (dymbëdhjetë) vite burgim.

Vuajtja e dënimit për të pandehurin Astrit Balliu (alias Avdyli, alias Sulejmani), të fillojë nga dita e arrestimit të tij, dhe të kryhet në një burg të sigurisë së lartë. 6. Bazuar në nenin 190, pika 1, shkronja “a” të K.Pr.Penale, në lidhje edhe me nenin 36, pika 1, shkronja “a” të K.Penal, prova materiale e sekuestruar, arma pistoletë, me mbishkrimin WALTER-P.P.Q-Made in Germany, me numër ****, të kalojë në favor të shtetit”.

Kush është Astrit Avdyli?

Avdyli është kreu i bandës së Shijakut, i cili aktualisht ndodhet në burg në kuadër të operacionit Revanshi. Avdyli u arrestua më 29 qershor 2024, me urdhër të SPAK, pas zbërthimit të komunikimeve në aplikacionin “Sky ECC”. Ai u prangos 1 muaj pas operacionit Revanshi dhe u kap në vilën e tij në Shijak me pistoletën e mbushur. Ndaj tij rëndojnë 3 akuza për këtë çështje, "Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale per te kryer vrasje", "Grup i strukturuar kriminal" dhe "Pjesëmarrje në grup të strukturuar". Ndaj Astrit Avdylaj, i njohur edhe si Niçe, rëndojnë edhe akuza të tjera, si ajo për trafikim droge, vrasje, prostitucion, por edhe për lidhje të forta politike.

Rrugëtimi kriminal i Avdylajve ka nisur që në vitet 1990. Ka qenë pikërisht vrasja me armë zjarri e Dritan Avdylit, kushëririt të parë të Astrit Avdylajt, fillesa e gjithçkaje.

Astrit Avdyli, djali i xhaxhit të Dritanit, i dënuar më parë për prostitucion në Itali ka marrë hak duke vrarë në qendër të Shijakut personin që nxori në pritë Dritanin. Hakmarrja nuk u ndal me kaq, pasi vëllai i Astritit, Shkëlqimi vrau në Tiranë, Durim Kusin. Edhe familjarë të tjerë, si Jasmin Avdyli apo Flamur Avdyli janë të lidhur me botën e krimit. Astrit Avdyli u lirua 3 vite para se të mbaronte dënimin pasi u ekzaminua me “depresion dhe tentativa vetëvrasëse”.

Lini një Përgjigje