TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Shkurt 2026, 12:18

Del foto, ky është 32-vjeçari shqiptar që humbi jetën në Itali pas përplasjes me kamionin

Shkruar nga Pamfleti
Del foto, ky është 32-vjeçari shqiptar që humbi jetën
32-vjeçari shqiptar humb jetën në Itali

Një aksident tragjik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës, në provincën e Bolonjës, ku ka humbur jetën 32-vjeçari shqiptar Leonard Fjora, banues në Marzabotto.

Sipas policisë, Fjora po drejtonte një Volkswagen Lupo, kur parpitur hyri në korsinë e kundërt dhe u përplas me një kamion mbeturinash.

32-vjeçari mbeti i bllokuar brenda automjetit dhe ndërroi jetë mes flakëve. Në aksident u përfshi edhe kamioni, por drejtuesi i tij pësoi vetëm lëndime të lehta.

Në vendngjarje ndërhynë dy ekipe të zjarrfikësve me mbështetje nga një autobotë, të cilët shuan zjarrin dhe siguruan zonën.

Ekipet e urgjencës mjekësore konfirmuan vdekjen e të riut shqiptar, ndërsa karabinierët zbardhën plotësisht dinamikën e aksidentit.

Del foto, ky është 32-vjeçari shqiptar që humbi jetën

Shoferi i kamionit pësoi lëndime të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Del foto, ky është 32-vjeçari shqiptar që humbi jetën

Sipas hetimeve paraprake të karabinierëve të Casalecchio-s, aksidenti mund të ketë ndodhur për shkak të një parakalimi të rrezikshëm nga ana e Fjorës.

Hetimet për aksidentin vijojnë.

 

Del foto, ky është 32-vjeçari shqiptar që humbi jetën

32-vjeçari shqiptar humb jetën në itali

Lini një Përgjigje