TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Shkurt 2026, 19:55

Protestuesit shpërthyen molotovë në mes të kordonit të policisë, disa efektivë pësojnë djegie në trup

Shkruar nga Pamfleti
Protestuesit shpërthyen molotovë në mes të kordonit të
Disa efektivë lëndohen nga molotovët

Gjatë protestës së mbajtur para godinës së Kuvendit, janë regjistruar incidente të dhunshme mes protestuesve dhe forcave të rendit.

Në drejtim të kordonit të policisë janë hedhur molotovë dhe fishekzjarrë.

Si pasojë, disa efektivë të policisë kanë pësuar djegie në trup. Në pamjet e publikuara shihen uniforma të djegura, ndërsa një prej efektivëve raportohet se nuk është ndjerë mirë dhe është larguar nga vendi i protestës për ndihmë mjekësore.

Molotovët janë hedhur papritur në mes të turmës dhe drejt forcave të policisë, të cilat ishin të pozicionuara përpara parlamentit për ruajtjen e rendit dhe sigurisë. 

Pas përshkallëzimit të situatës, policia ka ndërhyrë duke përdorur ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit dhe për të neutralizuar tensionet.

Deri në këto momente, nuk ka një bilanc zyrtar për numrin e saktë të efektivëve të lënduar apo për ndonjë person të arrestuar. Autoritetet pritet të dalin me një njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen dhe pasojat e saj.

molotovë policia tensione protesta

Lini një Përgjigje