TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Shkurt 2026, 12:46

“Planifikuam t’i vrisnim të atin që djali të vinte në varrim”, Henrik Hoxhaj rrëfen atentatin ndaj Lulzim Mashës

Shkruar nga Pamfleti

“Planifikuam t’i vrisnim të atin që djali të vinte

Vijon në GJKKO dëshmia e të penduarit të drejtësisë, Henrik Hoxhaj, në kuadër të procesit gjyqësor për dosjen “Plumbi i Artë”.

Hoxhaj ka zbuluar me dëshminë e tij të tjera detaje nga atentati ndaj biznesmenit Lulzim Masha, ku tregoi se vrasjen e ka kryer Skerdi Tase.

Hoxha deklaron se biznesmenin e kanë monitoruar për rreth një vit, ndërsa për lokalizimin e djalit të tij, kanë angazhuar “Sakatin”, i cili do u jepte informacione nëse ai do futej në Shqipëri, pasi ndodhej në Maqedoni.

Henrik Hoxhaj ka thënë se shënjestër e tyre ishte i biri i biznesmenit dhe për ta sjellë atë në pritë kishin planifikuar t’i vrisnin fillimisht të atin që ai më pas të vinte në varrim dhe ta ekzekutonin atje.

“Mbikëqyrja e Lulzimit zgjati gati 1 vit, se e lamë cikë pas dore ne. Djalin nuk e gjenim dot. Prandaj u angazhua Sakati, që do na jepte informacion nëse ai futej në Shqipëri. Nuredini thoshte se djali i Mashës mashtronte njerëzit në Maqedoni.

Ne e pritëm, por nuk erdhi. Pastaj morëm masa që të vrisnim të atin, që djali të vinte në varrim dhe ta vrisnim. Bashkë me Skerdin e kemi ndjekur Mashan disa herë me motor. E kemi ndjekur në rrugën që bënte.”, dëshmon ai.

Hoxhaj tregon se për atentatin përdorën një “Golf 4” që ua kishte siguruar Nuredin Dumani dhe se qitësi në vrasjen e biznesmenit ka qenë Skerdi Tase.

“Për ngjarjen përdorëm një “Golf 4” të lodhur. Nuredini na e gjeti. Kjo sepse me motor mund të binim në sy. Për ngjarjen unë përdora një menaxher që kisha tek lokali në Tiranë. I thashë do më lajmërosh kur të shohësh këtë person, sepse më ka lekë borxh.

Na njoftoi. Unë shkova atje bashkë me Skerdi Tasin. E lashë Skerdin dhe vetë u vendosa diku ku nuk kishte kamera. Pastaj lëviza. Goditjen nuk e dëgjova, se arma qe me silenciator.", tha Hoxhaj.

 

Lini një Përgjigje