Henrik Hoxhaj ka dëshmuar sot para GJKKO-së në vijim të procesit “Plumbi i Artë”, duke zbuluar detaje lidhur me atentatin ku mbeti i plagosur i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani.
Atentati ndaj Dumanit ndodhi në mars të 2022 në Papër të Elbasanit, ndërsa i plagosur ai u transportua drejt Fierit, atje ku edhe u kap nga forcat policore.
Në dëshminë e tij, Hoxhaj ka rrëfyer momentet kur Dumani e ka telefonuar, teksa ishte i plagosur. Sipas dëshmisë së Hoxhajt, Dumani i ka kërkuar që ta çonte në Durrës, por në pamundësi për të shkuar në qytetin bregdetar, ai e ka transportuar në Fier.
“Pas ngjarjes komunikova në telefon me Nuredinin. Unë u ndjeva pak në siklet, por s’tha gjë që nuk u ekzekutua objektivi. Me Nuredinin kemi folur për çështjen e “Otit”.
Herën e dytë e kam pritur në Kukës, shkova me një BMË me qira. Dërgoja dikë që të merrte makinën me qira. U takuam në Kukës dhe vajtëm në Fier, shkuam te shtëpia e Altin Kule, një shoku im, nuk jetonte njeri ishte bosh.
I thashë atij më duhen çelësat dhe kaq. Nuredini ishte në kërkim aso kohe. Oti Kilën e njihja më përpara. Ne do merrnim masat për ta ekzekutuar, pastaj qëlloi që ai ra në burg për punën e motorit dhe u la ai muhabet. Nuredini kishte informacion se Oti strehonte Talo Çelën. Unë e kam parë disa herë te biznesi i tij, shiste makina në Elbasan, diku në Bradashesh. Skerdi Tasen nuk e përfshimë fare. Nuredini më kërkoi të mos i tregoja Skerdit vendndodhjen e tij sepse ishte në kërkim. Unë shkova te biznesi i Otit, nuk e pashë aty dhe ika. Kur nuk po e gjenim dot, u kthyem në Fier me Nuredinin. Unë pata një benz, e mora me qira në Fier.
Nuredini pati një BMË X5, e pata marrë unë në Kamëz në Tiranë. E mora te Aleksandër Baho “Sakati”. Makinën e mora me Skerdin. Skerdi rastisi, nuk e mora kastile. Unë nuk pata armë, armët ishin te “makina e punës”, aty duheshin armët.
Armët i pati provuar Nuredini, bëmë qitje andej nga ura e Semanit. Unë nuk kam pasur lidhje me njeri në Elbasan. Unë isha në Elbasan ditën që u arrestuam, ndërsa Nuredini ishte në Peqin po më priste mua. Sa kaloj unë në Cerrik, më ndaluan disa punonjës policie në Cërrik. i dhashë 20 mijë lekë dhe më lanë të ikja.
Pastaj më shkruan Nuredini, më thotë “o kusho hajde se më vranë”. Shkova atje, e mar Nuredinin, “Liliputin” e ngre e hipi mbrapa te makina ime. Mora dhe dy armët. Më tha me ço në Durrës. Nuk e çoja dot, dhe e mora në Fier. E çova të shtëpia ku rrinte ai.
Mora në telefon një të njohurin tim Bledin. I thashë më duhen dy doktora. i tregova armën dhe i thash do vini se s’bën te shtëpia. E pashë Nuredinin i ishte nxirë buza. Më thanë do i ketë shkuar plumbi në stomak. Në sallë nuk e fusim dot, i detyrova ta zgjidhnin aty ta shpëtonin atë palaçon.
Pastaj erdhi policia aty, nuk e di se si. Unë Nuredinin e kam mbajtur dhe mes Tiranës. Pastaj Nuredini na shiti të gjithëve. Ne kemi vrarë 100 si puna e Nuredinit.
Kur e pyeta Nuredinin për ngjarjen, me tha mua ishin 4 veta, 3 me maska, shoferi pa maskë ishte Talo Çela. Unë nuk e besova, por kështu më tha”, ka dëshmuar Hoxhaj.
Lini një Përgjigje