TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Shkurt 2026, 11:48

Hyri në bankë me kallashnikov dhe tentoi ta grabisë, zbardhet emri kush është i arrestuari

Shkruar nga Pamfleti
Hyri në bankë me kallashnikov dhe tentoi ta grabisë, zbardhet
Zbardhet emri kush është i arrestuari

Bardhyl Fusha është personi i armatosur që ka tentuar të grabisë një bankë të nivelit të dytë në zonën e Delijorgjit në Tiranë.

Autori nuk ka arritur të marrë para.

Fusha mësohet se është me origjinë nga Librazhdi por që jeton në Tiranë, pasi është futur në Fi Bank me kallashnikov, ka qëlluar një herë në tokë për të trembur punonjësit e bankës në mënyrë që t’i jepnin paratë.

Hyri në bankë me kallashnikov dhe tentoi ta grabisë, zbardhet

 Ngjarja ka ndodhur pranë rrugës Muhedin Llagami, duke trembur punonjësit e bankës.

Në vendngjarje ka shkuar edhe një ambulancë, për të garantuar ndihmën e menjëhershme në rast të dëmtimeve, por deri tani nuk raportohet për të lënduar.

Hyri në bankë me kallashnikov dhe tentoi ta grabisë, zbardhet

Në foto shihen forca të shumta policie që kanë rrethuar zonën.

 

hyri në bankë me kallashnikov dhe tentoi ta grabisë zbardhet emri kush është i arrestuari

Lini një Përgjigje