Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka shpallur fajtorë dhe ka dënuar shtatë shtetas të huaj, pesë sirianë dhe dy algjerianë, të akuzuar për përfshirje në një ngjarje të rëndë të ndodhur më 25 maj 2023 në Morinë, ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të forcave të policisë.
Sipas dosjes hetimore, të pandehurit dyshohet se ishin pjesë e dy grupeve të strukturuara kriminale të përfshira në trafikimin e klandestinëve, me aktivitet në territorin e Shqipërisë dhe Kosovës.
Ngjarja ndodhi gjatë një ndërhyrjeje policore në zonën kufitare të Morinës.
Të dënuarit janë:
Sultan Grimash alias Sadaak Guremache alias Junes Alma dënohet me 35 vjet burgim.
Ayoub Bahhoo dënohet me 35 vjet burgim.
Muhammed Radën alias Muhamed Radouë alias Radvan Radvan dënohet me 35 vjet burgim.
Rabi Lqadi alias Rabi El-Kadi dënohet me 8 vjet burgim.
Muhammed Shehab alias Mohamed Al Uthman Shaab alias Mohamed Outman dënohet me 35 vjet burgim.
Muhammed Nasir alias Nouh Graie dënohet me 12 vjet burgim.
Nagid Alabdalah alias Abu Gira dënohet me 8 vjet burgim.
Ca boni ju QR sa mi vjet do jetoi ai se lot nom sa rraca keqe pasemi qen maskarenj gen kishe qen nai shqiptar maks 8 vjet, mo rraca poshter se kto gjykacit ska, kush do e maj le buk 35 vjet ate o qelbsira popull.