TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Shkurt 2026, 18:43

U ekstradua nga Belgjika, Hasanpapaj dërgohet Burgun e Sigurisë së Lartë në Peqin; shtohen masat e sigurisë

Shkruar nga Pamfleti
U ekstradua nga Belgjika, Hasanpapaj dërgohet Burgun e Sigurisë
Burgu i Sigurisë së Lartë në Peqin

Burime bëjnë të ditur se administrata e burgut ka forcuar masat e sigurisë dhe ka shtuar kontrollet brenda institucionit.

Sergej Hasanpapaj është dërguar në Burgun e Sigurisë së Lartë në Peqin, pas ekstradimit të tij nga Belgjika. Po ashtu, bashkë me të është dërguar edhe Mario Çela.

Autoritetet sollën fillimisht në Shqipëri 32-vjeçarin Sergej Hasanpapaj, i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i kishte caktuar masën “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë, e kryer në kuadër të organizatës kriminale, si dhe për “Mbajtje pa leje dhe prodhim të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Një ditë më pas, autoritetet ekstraduan edhe Mario Çelën, gjithashtu i shpallur në kërkim ndërkombëtar. E njëjta gjykatë i kishte caktuar atij masën “Arrest në burg” me vendim të datës 22 nëntor 2024.

Autoritetet e akuzojnë Hasanpapajn për përfshirje në vrasjen e Bledar Muçës, ngjarje e regjistruar më 22 janar 2022 në Aartselaar. Sipas dosjes hetimore, ai dyshohet se ka pasur rol në këtë episod kriminal.

Bledar Muça rezulton i lidhur me ngjarje të tjera të rënda në Elbasan dhe identifikohet si mik i familjes Çapja, e përmendur në disa çështje penale të viteve të fundit.

Pas mbërritjes në vend, institucionet përkatëse i vendosën të dy në IEVP Peqin, ku zbatohet regjim i posaçëm dhe kontroll i rreptë.

Burime bëjnë të ditur se administrata e burgut ka forcuar masat e sigurisë dhe ka shtuar kontrollet brenda institucionit.

sergej hasanpapaj burgu i peqinit

Lini një Përgjigje