TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Shkurt 2026, 16:35

Grup kriminal dhe trafik droge në disa qytete, GJKKO jep dënimet për të akuzuarit

Shkruar nga Pamfleti
Grup kriminal dhe trafik droge në disa qytete, GJKKO jep dënimet
Gjykata e Posaçme

Gjykata e Posaçme jep dënime për pesë të pandehur, ndërsa ish-efektivi Adriatik Logli shpallet i pafajshëm

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dha vendimin për disa prej të pandehurve të përfshirë në një çështje për kultivim dhe trafikim të lëndëve narkotike, pas një operacioni që çoi në arrestimin e mbi 40 personave.

Trupa gjykuese shpalli të pafajshëm ish-efektivin e policisë Adriatik Logli, i cili akuzohej në kuadër të këtij hetimi. Në proces u përfshinë edhe punonjës të tjerë policie, mes tyre Fejzo Meçaj, efektiv në Komisariatin e Tepelenës, të dyshuar për shpërdorim detyre. Në fazën e hetimit ndaj tyre ishte caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”.

Gjykata dënoi Xhuliano Aliun me 5 vite burg dhe Kristi Dautajn me 8 vite heqje lirie. Në një seancë të veçuar, ajo dha vendim edhe për tre të pandehur të tjerë. Bujar Brahak mori 10 vite burg, ndërsa Hertjan Pjetërgjokaj dhe Elton Ukaj u dënuan me nga 8 vite secili. Dy të fundit përfituan ulje të dënimit me një të tretën për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Sipas hetimeve të SPAK, çështja përfshin 13 episode të dyshuara për prodhim, shitje dhe trafikim narkotikësh, si dhe kultivim të bimëve narkotike në disa qarqe të vendit, përfshirë Vlorën, Tepelenën, Durrësin, Tiranën dhe Lezhën. Prokuroria ka identifikuar pesë grupe të ndryshme që dyshohet se kanë vepruar gjatë periudhës mars deri në nëntor 2020.

Vendimet për të pandehurit e tjerë në këtë procedim janë dhënë në seanca të ndara.

gjykata e posaçme grup kriminal

Lini një Përgjigje