
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Dyshohet se një 18-vjeçare është vetëplagosur me armë zjarri.
Sipas informacioneve paraprake, e reja është gjetur me plagë në gjoks në zonën e rrethrrotullimit të Ekonomikut. Ajo është transportuar menjëherë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Rrethanat dhe motivet e ngjarjes ende nuk janë bërë të ditura. Pritet reagimi i policisë lidhur me shkaqet dhe zbardhjen e ngjarjes.
Lini një Përgjigje