TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Shkurt 2026, 10:33

I dehur në timon dhe me armë, arrestohet 46-vjeçari në Mat 

Shkruar nga Pamfleti

I dehur në timon dhe me armë, arrestohet 46-vjeçari në

Një 46-vjeçar përfundoi në prangat e policisë pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur dhe i armatosur.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat ndërhynë pas informacioneve se një shtetas po qarkullonte me armë zjarri dhe nën efektin e alkoolit. Ndalimi u krye në segmentin rrugor Burrel-Komsi, ku policia bllokoi automjetin tip “Volksëagen” me të cilin lëvizte 46-vjeçari.

Gjatë kontrollit të mjetit, efektivët gjetën të fshehur një armë zjarri pushkë, të cilën e sekuestruan si provë materiale. Autoritetet arrestuan në flagrancë shtetasin V.N., banues në fshatin Drita, Burrel.

Ai akuzohet për mbajtje pa leje të armëve dhe për drejtim të automjetit në mënyrë të parregullt. 

"Në vijim të punës për sigurimin e informacioneve me qëllim kapjen dhe arrestimin e personave që qarkullojnë të armatosur apo mbajnë në banesë armë zjarri pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat bazuar në informacionet e siguruara për një shtetas që qarkullonte me automjet në gjendje të dehur dhe i armatosur, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Aksi”.

Si rezultat i operacionit, në aksin rrugor “Burrel-Komsi”, shërbimet e Policisë konstatuan dhe ndaluan automjetin tip "Volksëagen" me të cilin udhëtonte 46-vjecari, i armatosur.

Gjatë kontrollit fizik të automjetit, shërbimet e Policisë gjetën të fshehur dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pushkë.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi V.N., 46 vjeç, banues në fshatin Drita, Burrel, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, njofton policia.

I dehur në timon dhe me armë, arrestohet 46-vjeçari në

Lini një Përgjigje