TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Shkurt 2026, 09:09

“Kam bërë shumë gabime”/ Plagosja në Tiranë, zbardhet dëshmia e 18-vjeçares

Shkruar nga Pamfleti
“Kam bërë shumë gabime”/ Plagosja në
Policia

Të tjera detaje janë zbardhur lidhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur në orët e para të 14 shkurtit në Tiranë, ku një vajzë 18-vjeçare ka mbërritur në spital e plagosur me armë zjarri. Policia në një njoftim zyrtar bën të ditur se ngjarja ka ndodhur në një hotel, ndërsa nga kamerat e sigurisë rezulton se ajo është vetëplagosur.

Ndërkohë, grupi hetimor ka arritur të marrë një dëshmi nga vajza, e cila i qëndron të njëjtit version, vetëplagosjen.

Sipas raportimeve, që i referohen grupit hetimor, mësohet se vajza ka deklaruar se ka kryer vetëplagosje për shkak të shumë gabimeve që ka bërë në jetë.

Nga dëshmia e dhënë, raportohet se 18 vjeçarja ka pohuar se ka qenë vetëm në dhomë, ndërsa sipas hetimeve rezulton se ajo ka pasur një lidhje me 22-vjeçarin, i cili është shpallur në kërkim për moskallëzim krimi.

Policia në njoftimin zyrtar thotë se ka ndaluar dy persona për moskallëzim krimi dhe fshehje të provave, ndërsa arma e krimit dyshohet se i përket një 22-vjeçari, ndaj të cilit është ngritur edhe akuza e armëmbajtjes pa leje.

policia deshmia 18-vjecare

Lini një Përgjigje