TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Shkurt 2026, 08:37

Plagosja e 18-vjeçares, arrestohen dy persona dhe 3 shpallen në kërkim; çfarë u zbulua nga kamerat e sigurisë

Shkruar nga Pamfleti
Plagosja e 18-vjeçares, arrestohen dy persona dhe 3 shpallen në
Policia e Tiranes

Policia bëri të ditur se këta persona kanë tentuar të prishin provat në vendin e krimit, ndërsa nuk kanë kallëzuar krimin...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të ditës së shtunë, ku një vajzë ka mbërritur në spital e plagosur me armë zjarri.

Ngjarja mbetet ende një mister, megjithëse policia në një njoftim zyrtar thotë se e reja është vetëplagosur, ndërsa disa persona janë ndaluar dhe shpallur në kërkim me akuzat se kanë tentuar të fshehin provat dhe zbulimin e së vërtetës.

Policia thotë se ka dalë në konkluzionin e vetëplagosjes pasi ka kqyrur kamerat e sigurisë, ndërsa pritet dëshmia e 18-vjeçares për të hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen.

Ngjarja, sipas raportimeve, ka ndodhur në një hotel dhe të arrestuarit dhe ata të shpallur në kërkim, dyshohet se kanë tentuar të pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Policia bëri të ditur se këta persona kanë tentuar të prishin provat në vendin e krimit, ndërsa nuk kanë kallëzuar krimin.

Më datë 14.02.2026, rreth orës 00:15, në spital është paraqitur e plagosur me armë zjarri shtetasja N. K., 18 vjeçe, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet e shpejta hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve kundër Jetës dhe Pronës, si dhe nga kqyrja e pamjeve të kamerave të sigurisë, rezultoi se ngjarja ka ndodhur në ambientet e një subjekti në Sauk, ku 18-vjeçarja dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri”, njoftoi Policia.

Sipas raportimeve, të arrestuarit për moskallëzim krimi janë Vladimir Gjuta dhe Mirvete Rexhmati (Gjuta). Referuar njoftimit të policisë, arma e krimit nuk rezulton të ketë qenë e 18-vjeçares, por e 22-vjeçarit që është shpallur në kërkim. 

"U shpallën në kërkim shtetasit S. Gj., 49 vjeç, dhe E. Gj., 24 vjeç, për veprat penale “Moskallëzim i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, si dhe shtetasi E. Gj., 22 vjeç, për veprat penale “Moskallëzim i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Armëmbajtja pa leje”", njoftoi Policia.

Njoftimi zyrtar nga Policia

Zbardhet ngjarja e ndodhur pak pas mesnate, ku një 18-vjeçare u vetëplagos me armë zjarri.

Arrestohen 2 shtetas dhe shpallen në kërkim 3 të tjerë.

Më datë 14.02.2026, rreth orës 00:15, në spital është paraqitur e plagosur me armë zjarri shtetasja N. K., 18 vjeçe, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet e shpejta hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve kundër Jetës dhe Pronës, si dhe nga kqyrja e pamjeve të kamerave të sigurisë, rezultoi se ngjarja ka ndodhur në ambientet e një subjekti në Sauk, ku 18-vjeçarja dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri.

E dëmtuara është transportuar në spital nga shtetasja M. R. (Gj) dhe shtetasi E. Gj., 24 vjeç.

Në vijim të veprimeve procedurale:

-u arrestuan në flagrancë shtetasit V. Gj., 46 vjeç dhe M. R. (Gj), 48 vjeçe, për veprat penale “Moskallëzim i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”;

-u shpallën në kërkim shtetasit S. Gj., 49 vjeç, dhe E. Gj., 24 vjeç, për veprat penale “Moskallëzim i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, si dhe shtetasi E. Gj., 22 vjeç, për veprat penale “Moskallëzim i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Këta shtetas dyshohet se kanë prishur provat në vendin e ngjarjes dhe nuk kanë kallëzuar krimin.

Vijon puna për gjetjen dhe sekuestrimin e armës së zjarrit të përdorur në ngjarje, si dhe për kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. /Pamfleti/

plagosja tirane policia

Lini një Përgjigje