TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Shkurt 2026, 09:37

Plagosja e 18-vjeçares në Tiranë, si u fshehën provat e krimit dhe çfarë zbulohet nga dëshmia

Shkruar nga Pamfleti

Plagosja e 18-vjeçares në Tiranë, si u fshehën provat e

Mirvete Gjuyta dhe Elvir Gjuta, kushëri i 22-vjeçarit, janë nisur me makinë për ta dërguar në spital dhe janë porositur të deklarojnë që “vajzën e kanë gjetur të shtrirë te rrethi i Ekonomikut”.

Zbardhet dinamika e ngjarjes së rëndë të ndodhur mesnatën e 14 shkurtit, ku një 18-vjeçare u gjet e plagosur me armë zjarri brenda dhomës së Hotelit.

Mësohet se Natali Murati u gjet në hotelin e familjes Gjuta në zonë e Saukut në Tiranë, pak pas mesnatës të kësaj të shtune.

Sipas burimeve mediatike, vajza ka qenë vetëm në dhomë të gjumit kur ka marrë armën dhe ka qëlluar veten. Sajmir dhe Erisjaldo Gjuta kanë qenë jashtë dhe kanë dëgjuar të shtënat.

Gazetari Sokol Dema raporton se kur kanë hyrë të dhoma kanë parë vajzën të vetëplagosur dhe kanë thirrur edhe anëtarët e tjerë, Mirvete dhe Vladimir Gjuta dhe kanë vendosur që të pastrojnë vendin e ngjarjes.

Mësohet se ata kanë marrë e fshehur armën, kanë larë gjakun, ndërsa Mirvetja me Elviri Gjuta (kushëri i 22-vjeçarit) janë nisur me makinë për ta dërguar në spital dhe janë porositur të deklarojnë që “vajzën e kanë gjetur të shtrirë te rrethi i Ekonomikut”.

Sipas Policisë së Tiranës, nga këqyrja e pamjeve të kamerave të sigurisë ka rezultuar se ngjarja ka ndodhur në ambientet e një hoteli në zonën e Saukut, ku 18-vjeçarja, me iniciale N.K., dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri në gjoks.

Dëshmia e 18-vjeçares dhe familjes Gjuta 

Vajza ka deklaruar se ka qenë vetëm në dhomë në momentin që është vetëplagosur, ndërsa i dashuri i saj ndodhej jashtë me personat e tjerë. 18-vjeçarja ka pohuar se ka tentuar dhe  herë tjetër të dëmtojë veten duke pirë medikamente. “Kam gabuar në jetë”, ka deklaruar ajo.

Ndërsa Mirvete Gjuta, nëna e të dashurit të saj, Erisjaldo Gjutës e cila e çoi Natali Muratin në spital, ka pohuar se nuk e njihte vajzën më herët.

Të marrë në pyetje, anëtarët e familjes Gjuta, të cilët kanë fshehur ngjarjen, paraprakisht kanë deklaruar se vajza mund të vdiste dhe për shkak se tentativa për vetëvrasje ndodhi në biznesin e tyre, kishin frikë se do t’u faturohej atyre autorësia.

Personat e përfshirë në ngjarje

Kujtojmë se lidhur me ngjarjen, sipas njoftimi të policisë, në pranga kanë rënë dy persona, Mirvete Rexhmati Gjuta dhe Vladimir Gjuta.

Ndërkohë, tre të tjerë janë shpallur në kërkim, mes tyre edhe i dashuri i 18-vjeçares, Erisjaldo Gjuta, 22-vjeç, i cili dyshohet se ka pasur edhe armën me të cilën e 18-vjeçarja qëlloi veten.

Ende në kërkim janë: Sajmir Gjuta, 49 vjeç, Elvir Gjuta, 24 vjeç, si dhe shtetasi Erisjaldo Gjuta, 22 vjeç.

Burime bëjnë me dije se 22-vjeçari Erisjaldo Gjuta, i dashuri i 18-vjeçares Natali Murati, është i biri i Sajmir Gjutës dhe Mirvete Rexhmati Gjutës. Ndërkohë, Vladimir Gjuta është xhaxhai i 22-vjeçarit, ndërsa Elvir Gjuta, kushëri i tij.

Ndërkohë, vijon puna për gjetjen dhe sekuestrimin e armës së zjarrit të përdorur në ngjarje.

plagosja me arme te hotel gjuta

Lini një Përgjigje