
Mësohen detaje të reja lidhur me plagosjen me armë zjarri të 18-vjeçares në një hotel në zonën e Saukut, në Tiranë.
Sipas burimeve, rreth mesnatës në Spitalin e Traumës është paraqitur shtetasja Natalia K., e cila kishte një plagë në zonën e shpatullës, ndërsa plumbi kishte mbetur në trup. Ajo ka marrë ndihmën mjekësore, ndërsa rasti është referuar menjëherë pranë autoriteteve.
Gjatë marrjes në pyetje, 18-vjeçarja ka deklaruar se ishte vetëplagosur. Megjithatë, nga verifikimet e kryera nga oficerët e policisë ka rezultuar se ajo kishte qenë në të njëjtën dhomë hoteli me shtetasin Erisjan Gjuta, në ambientet e një hoteli në Sauk.
Pas ngjarjes, e reja është dërguar me taksi drejt Spitalit të Traumës dhe personat që e shoqëronin janë larguar. Edhe pse ajo ka këmbëngulur në deklarimin se është vetëplagosur, policia ka ngritur dyshime se mund të kemi të bëjmë edhe me një plagosje në rrethana të tjera, por deri më tani kjo pistë nuk është provuar.
Mësohet se i riu që ndodhej në dhomë me 18-vjeçaren është nipi i Vladimir Gjutës, një emër i njohur për organet e rendit. Gjuta është akuzuar më herët si autor i vendosjes së një sasie tritoli në farmacinë e babait të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, disa vite më parë.
Po ashtu, Vladimir Gjuta është arrestuar më 10 shkurt 2020 pranë selisë së Partisë Socialiste, ku sipas policisë iu gjet një armë zjarri dhe një shumë prej 180 mijë eurosh.
Hetimet për rastin e plagosjes së 18-vjeçares vijojnë, ndërsa autoritetet pritet të sqarojnë plotësisht dinamikën e ngjarjes dhe përgjegjësitë eventuale të personave të përfshirë.
Sipas njoftimi të policisë, në pranga kanë rënë dy personat, Mirvete Rexhmati Gjuta dhe Vladimir Gjuta.
Ndërkohë, tre të tjerë janë shpallur në kërkim, mes tyre edhe i dashuri i 18-vjeçares, Erisjaldo Gjuta, 22-vjeç, i cili dyshohet se ka pasur edhe armën me të cilën e 18-vjeçarja qëlloi veten.
Ende në kërkim janë: Sajmir Gjuta, 49 vjeç, Elvir Gjuta, 24 vjeç, si dhe shtetasi Erisjaldo Gjuta, 22 vjeç. 22-vjeçari Erisjaldo Gjuta, i dashuri i 18-vjeçares Natali Murtati, është i biri i Sajmir Gjutës dhe Mirvete Rexhmati Gjutës. Ndërkohë, Vladimir Gjuta është xhaxhai i 22-vjeçarit, ndërsa Elvir Gjuta, kushëri i tij.
Policia po vijon punën për gjetjen dhe sekuestrimin e armës së zjarrit të përdorur në ngjarje.
Lini një Përgjigje